“Kryetari i Bashkisë Berat ofendon myslimanët, hoqi minaren nga piktura që i dhuroi ambasadorit italian”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.12.2025, 18:28

Një denoncim i bërë publik në rrjetet sociale ka hapur debat lidhur me një veprim të paprecedentë të kryetarit të Bashkisë Berat, Ervin Ceca. Sipas postimit të publikuar në rrjet, kreu i bashkisë akuzohet se ka dhuruar një pikturë të lagjes historike Mangalem, ku, sipas denoncuesve, mungon minarja e Xhamisë së Beqarëve, ndërkohë që në vend të saj është paraqitur një kryq, i cili në realitet nuk ndodhet në atë pozicion.

Në postim thuhet se objekti i artit iu dhurua ambasadorit italian gjatë një vizite zyrtare në bashki dhe se ndryshimet e pretenduara përbëjnë “manipulim vizual” të elementeve fetare në lagjen muzeale. Sipas denoncimit, minarja, e cila konsiderohet pjesë e rëndësishme e trashëgimisë dhe historisë së Beratit, është një prej atyre që nuk u prekën as gjatë regjimit komunist, ndërsa kryqi i vendosur në pikturë nuk ekziston realisht në atë vend.

Postimi ngre shqetësimin se ky veprim mund të interpretohet si diskriminim fetar ose islamofobi, duke theksuar se simboli i një feje është hequr, ndërsa një simbol i një feje tjetër është shtuar. Denoncuesit pohojnë se, sipas tyre, një paraqitje e tillë zyrtare “i jep një mesazh të gabuar mbi identitetin historik të qytetit”.

Deri në këto momente, bashkia nuk ka reaguar për të sqaruar situatën apo për të komentuar pretendimet e bëra publike. Fotografia e objektit të artit, e bashkëngjitur në denoncim, ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale.

Ngjarja vjen në një kohë kur debati për trajtimin e trashëgimisë kulturore dhe fetare në qytetet historike të vendit është bërë i ndjeshëm, sidomos për mënyrën se si institucionet vendore përfaqësojnë simbolet tradicionale në materiale zyrtare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit