Po lufton për jetën pasi u plagos nga bashkëmoshatari, Erioni ka nevojë për ndihmë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 04.12.2025, 17:48

KUSH KA MUNDËSI TË KONTRIBUOJË NË NUMRIN E LLOGARISË:AL692081222900000A5582937101 OSE TË KONTAKTOJË NË NUMRIN 0686844409

Një javë më parë, jo vetëm qyteti i Durrësit por gjithë vendi u ngrys nga një tragjedi që askush nuk e kishte imagjinuar. Në një kohë kur fëmijët duhet të jenë të zënë me ëndrra, lojëra dhe shpresë, një konflikt i vogël në rrjetet sociale u shndërrua në një tragjedi që sot mban pezull frymëmarrjen e një familje.

Erion Boba, vetëm 15 vjeç, u godit me thikë nga një bashkëmoshatar gjatë një përleshjeje të nxitur nga një debat online. Katër plagë i përshkuan gjoksin, dhe njëra prej tyre i preku zemrën, organin që simbolizon jetën, forcën dhe rininë. Mjekët bënë gjithçka që ishte e mundur, ndërhyrja kirurgjikale nisi menjëherë, betejë me kohën dhe me shpresën. Por Erioni sot vazhdon të luftojë mes jetës dhe vdekjes, i shtrirë në spital, në një gjendje tejet kritike.

Ndërsa ai lufton, një tjetër betejë po zhvillohet jashtë dyerve të spitalit, beteja e familjes së tij, e cila, e shokuar dhe e rrënuar emocionalisht, po kërkon ndihmën e çdo shqiptari. Ata kërkojnë një shans për jetën e fëmijës së tyre. Një shans për ta dërguar jashtë vendit, në një qendër të specializuar, aty ku mbase mund t’i shpëtohet jeta.

Erioni ka nevojë për ne. Familja e tij ka nevojë për ne. Nëse dikush mund të ndihmojë, sado pak, bëhet pjesë e një përpjekjeje për të shpëtuar një jetë të pafajshme. Një jetë që nuk duhet të shuhet, një ëndërr që nuk duhet të ndalojë së rrahuri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit