Shkencëtarët zbulojnë pse shtojmë peshë më shumë në dimër

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.12.2025, 20:35

Një studim i fundit nga Universiteti i Kalifornisë ka zbuluar se proteina PER2, e cila ndihmon në rregullimin e metabolizmit të yndyrës dhe ritmeve të brendshme të trupit, ndryshon sjelljen tonë në varësi të llojit të yndyrave që konsumojmë.

Arsyet kryesore të shtimit në peshë gjatë dimrit sipas ekspertëve:

Më pak dritë dielli → ul prodhimin e serotoninës, duke shtuar dëshirën për karbohidrate.

Temperatura të ulëta → trupi shpenzon energji për t’u ngrohur dhe kërkon më shumë ushqim.

Yndyra si mbijetesë → grumbullimi i saj është strategji evolutive për dimrin.

Ulja e aktivitetit fizik → njerëzit ecin më pak, humori bie dhe shtohet dëshira për çokollatë.

Ndryshimet në gjumë → më pak dritë rrit melatoninën, çrregullon gjumin dhe oreksin.

Mungesa e vitaminës D → ndikon në metabolizmin e glukozës, hormonin e ngopjes dhe rrit kortizolin.

Ekspertët theksojnë se kombinimi i këtyre faktorëve biologjikë dhe sjellorë e bën më të lehtë shtimin në peshë gjatë dimrit, duke e vështirësuar humbjen e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit