Tè shtëna me armë zjarri në Shkodër, sherr mes dy tè rinjve

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.12.2025, 16:23

Një incident i rëndë është shënuar sot në qytetin e Shkodrës, ku një konflikt banal ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit, tip automatik.

Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, te "Tre Heronjtè" duke shkaktuar panik në zonë, megjithëse fatmirësisht askush nuk ka mbetur i lënduar.

Sipas informacioneve paraprake, një person, Altin Shpendi 26 vjeç ka kanosur një 20-vjeçar me iniciale Xh.G, duke qëlluar fillimisht një herë në ajër. Pas këtij veprimi kërcënues, autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërsa i riu që u kërcënua nuk ka pësuar dëmtime fizike.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa po punon për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë konflikt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit