Protesta e radhës për çlirimtarët mbahet më 13 dhjetor në Shkup

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.12.2025, 16:18

Protesta e radhës në mbështetje të çlirimtarëve të Kosovës që po mbahen në paraburgim në Hagë, raportohet se do të mbahet më 13 dhjetor në Shkup.

Lajmin e ka bërë të ditur Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Raportohet nga Nacionale, se protesta do të mbahet me fillim nga ora 13:00.

Ndërkohë, deri tani protesta të këtij lloji janë mbajtur në Prishtinë, Hagë, Tiranë e Strasburg.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit