Bregdeti i Lalëzit mbytet nga plehrat, Sako hesht

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 04.12.2025, 14:11

Plehrat po mbulojnë bregdetin e Gjirit të Lalëzit, duke e kthyer një nga zonat më të bukura turistike të vendit në një pamje të shëmtuar dhe shqetësuese. Çdo ditë deti nxjerr në breg mbetje plastike, qese, shishe, dru dhe mbetje të tjera, të cilat qëndrojnë për ditë të tëra pa u prekur nga askush. Banorët dhe pushuesit janë të lodhur nga kjo situatë dhe ndihen të braktisur nga institucionet që duhet të kujdesen për hapësirat publike.

Megjithëse pastrimi i vijës bregdetare është përgjegjësi e Bashkisë së Durrësit, në terren nuk shihet asnjë ndërhyrje e rregullt. Nën drejtimin e kryebashkiakes Emiriana Sako, institucionet duket se po e trajtojnë këtë problem me një neglizhencë të pajustifikueshme. Mbetjet mbeten në breg ndërsa bashkia nuk arrin të organizojë një sistem të qëndrueshëm pastrimi, teksa komuniteti pret veprim dhe jo premtime.

Kjo situatë po dëmton mjedisin, turizmin dhe vetë imazhin e zonës. Është koha që Sako dhe bashkia të marrin përgjegjësinë që u takon dhe të ndërhyjnë me urgjencë, sepse Gjiri i Lalëzit nuk mund të kthehet në një landfill plehrash. Banorët kërkojnë zgjidhje konkrete dhe të përditshme, jo fjalë dhe justifikime, ndërsa bregdeti vazhdon të mbulohet nga plehrat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit