Punëtorët e Xhakollit rregullojnë kanalizimet dhe prishin rrugën

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 04.12.2025, 13:12

Rruga që lidh fshatin Buçimas të Pogradecit me Korçën ndodhet aktualisht në një gjendje të mjerueshme, pasi ndërhyrjet e kryera nga Bashkia për sistemimin e kanalizimeve kanë dëmtuar rëndë asfaltin. Segmenti është kthyer në problem të përditshëm për banorët.

Sipas komunitetit lokal, pas prishjes së rrugës për punimet, Bashkia nuk ka vijuar me rikonstruksionin e nevojshëm, duke e lënë zonën me gropa, baltë dhe vështirësi të mëdha qarkullimi. Kjo situatë ka shkaktuar pakënaqësi të madhe, sidomos në ditët me reshje kur rruga bëhet pothuajse e pakalueshme.

Komuniteti kërkon ndërhyrje të menjëhershme dhe rikonstruksion të plotë të segmentit, duke theksuar se punimet publike nuk mund të lihen të pambyllura. Sipas tyre, Xhakolli duhet të reagojë sa më shpejt për të garantuar siguri dhe qarkullim normal në këtë aks të rëndësishëm

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit