Shkoi në farmaci për të marrë ilaçet e zemrës, burri korçar pëson infarkt dhe humb jetën

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.12.2025, 13:26

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në lagjen nr. 17 të Korçës, ku një person humbi jetën brenda një farmacie. Sipas të dhënave paraprake, ai kishte shkuar për të marrë medikamente, pasi vuante nga probleme kardiake.

Gjatë qëndrimit në farmaci, dyshohet se qytetari ka pësuar një atak kardiak, i cili ka rezultuar fatal, pavarësisht se ngjarja ndodhi në një ambient ku kishte ndihmë të menjëhershme mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e vdekjes dhe për të verifikuar çdo detaj që lidhet me incidentin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit