“Plumbi i Artë”/ Kambisti i grabitur: Dumani më qëlloi! Çelën e njoha nga TV

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.12.2025, 12:33

Xhemal Lici, kambisti i grabitur nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, ka dëshmuar sot para GJKKO-s, duke rrëfyer me detaje momentet e sulmit. Ai tregoi se ngjarja ka ndodhur herët në mëngjes, sapo kishte dalë nga shtëpia në lagjen Kala të Elbasanit, duke mbajtur me vete 12 milionë lekë të reja në një çantë që e la në bagazhin e makinës. Sipas tij, katër persona e sulmuan, ndërsa njëri prej tyre e qëlloi dy herë në gjoks dhe dy në këmbë.

Në dëshminë e tij, Lici ka treguar se pas ngjarjes, Bujar Çela vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela e vizitonte vazhdimisht në dyqan duke e pyetur nëse kishte mësuar gjë për autorët e sulmit. Ai shtoi se nuk e ka njohur personalisht Talo Çelën, por e ka identifikuar më vonë nga një intervistë televizive, duke e lidhur atë me një nga personat që e kanë goditur ditën e grabitjes.

Ngjarja e Lici është pjesë e dosjes së gjerë “Plumbi i Artë”, ku të pandehurit akuzohen për vrasje, atentate të mbetura në tentativë dhe grabitje me dhunë. Procesi po vijon në SPAK falë dëshmive të Nuredin Dumanit, i cili si bashkëpunëtor i drejtësisë ka zbardhur të paktën 12 vrasje dhe dhjetëra krime të tjera të kryera gjatë një dekade, përfshirë edhe porosi ekzekutimesh me pagesa që shkonin deri në 200 mijë euro.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit