Rrugën e ka mbuluar balta, banorët e fshatit Spolat izolohen në shtëpi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.12.2025, 12:20

Banorët e fshatit Spolat e Vogel në Lushnjë denoncojnë gjendjen katastrofale të rrugës së tyre, e cila është bërë e pakalueshme për banorët dhe automjetet.

Sipas qytetarëve, shkatërrimi i rrugës ka ardhur pas punimeve për hapjen e kanaleve të ujësjellësit, por pas përfundimit të tyre rruga është mbuluar nga balta duke e bërë të pamundur daljen e banorëve nga shtëpitë e tyre.

Ata thonë se kalimi është i vështirë jo vetëm në këmbë, por edhe me automjete, për shkak të baltës dhe gjendjes së rrugës. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për përmirësimin e gjendjes dhe sigurimin e aksesit normal në komunitet.

Denoncimi i qytetares:

"Pershendetje JOQ. Kjo esht nje rrug e te nje fshatit te lushnjes fshatit spolat e vogel. Qe na esht ber rruga katestrof spo dalim dot nga shpija. Nga shkaterrimi i rruges per shaka te punimve te hapje kanelazime per ujesjellsin ne fshat. Rruga e pakalueshme nga balta si ne kembe ashtu edhe me makine

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit