Në një kohë kur shumica e njerëzve nxiton të kalojë problemet rrugës duke u mjaftuar me pakënaqësi apo ankesa, ende ka qytetarë që tregojnë se humanizmi nuk ka humbur. Një qytetar nga ka kontaktuar redaksinë për të treguar një ngjarje të thjeshtë, por domethënëse, që ndodhi përgjatë rrugës dytësore.
Një zotëri i panjohur ka vendosur të ndërhyjë vetë për të zgjidhur një problem që prej kohësh shkaktonte dëme për dhjetëra automjete. Gropa e thellë në mes të rrugës, e lënë pas dore nga institucionet përgjegjëse, ishte kthyer në burim rreziku të vazhdueshëm për drejtuesit e mjeteve.
Me një lopatë në dorë dhe me pak dhè të siguruar, qytetari i ndërgjegjshëm ka mbushur gropën, duke kryer një punë që normalisht i takon autoriteteve lokale. Veprimi i tij i thjeshtë, por i vyer, ka bërë që rruga të jetë më e sigurt dhe ka shmangur dëme të tjera të mundshme.
Ngjarja është një kujtesë e qartë se shoqëria jonë vazhdon të ketë njerëz me zemër dhe shpirt të mirë, të gatshëm të ndihmojnë pa kërkuar asgjë në këmbim. Ky veprim i vogël solidariteti është një shembull i fortë i përgjegjësisë qytetare.
Mesazhi i qytetarit:
Përshëndetje JOQ, ka njerëz të mirë plot ky vend! Ky zotëria kishte marrë lopatën për të mbushur gropën që është bërë problem për të gjitha makinat që kalojnë këtu, detyrë që duhet ta bëj shteti. Them se meriton ta shohin njerëzit e tjerë mirësinë që ky zotëri jep pa kërkuar asgjë mbrapsht.