Një bombol gazi ka shpërthyer sot në një piceri në zonën e Delijorgjit, në Tiranë.
Si pasojë e shpërthimit, ka mbetur i lënduar lehtë pronari i lokalit, i cili ndodhej në ambientet e brendshme të biznesit që ishte ende në proces hapjeje.
I plagosuri po dërgohet në QSUNT për ndihmë mjeksore.
Dyshohet se gjatë instalimit të bombolës së gazit ka pasur një rrjedhje, e cila më pas ka shpërthyer në flakë.
Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes për të përcaktuar shkakun e saktë të incidentit.