“Prej 3 muajsh disa gra hedhin mbeturina dhe magji para biznesit tim”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.12.2025, 12:28

Një qytetare, e cila zotëron një biznes të vogël të thonjve dhe qerpikëve në zonën e Vorrit të Bomit, ka denoncuar pranë JOQ situatën shqetësuese me të cilën përballet prej më shumë se tre muajsh. Sipas saj, persona të ndryshëm hedhin mbeturina para derës së sallonit, lënë qese me plehra dhe madje magji, duke krijuar një ambient të papërshtatshëm dhe duke dëmtuar biznesin e saj.

Ajo shprehet e indinjuar nga sjellja e rivalëve të zonës, të cilët sipas saj e sulmojnë pa asnjë arsye. Qytetarja ka dërguar edhe video nga kamerat e sigurisë, ku shihen qartë disa gra teksa hedhin mbeturina para biznesit të saj. Sipas saj, problemi është përsëritur në mënyrë të vazhdueshme dhe kërkon publikimin e rastit me shpresën që autorët të reflektojnë.

"Pëshëndetje JOQ. Jam një vajzë që kam një biznes të vogël,merrem me thonjtë dhe qerpikët dhe kam marrë me qira një dyqan në zonën e Vorrit të Bomit. Prej më shumë se 3 muajsh, njerëz rreth e rrotull sallonit hedhin mbeturina te dera, lënë qese me plehra, hedhin magjira. Nuk arrij ta kuptoj çfarë niveli të ulët dhe çfarë paturpësie kanë këta rivalë në këtë zonë, që nuk dinë të shohin punën e tyre por përpiqen të të bien në qafë pa iu bërë asgjë. Kam shumë video të tilla të ruajtura në telefon dhe dërgojnë persona të ndryshëm vetëm për të mos mbajtur përgjegjësi për ato që bëjnë. Shpresoj të reflektojnë, përndryshe do të procedoj me denoncime dhe do të mbajnë përgjegjësi një për një. Ju lutem, publikojeni pasi është bërë shumë herë e përsëritur", shkruan qytetarja për JOQ duke dërguar edhe videot nga kamerat e sigurisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit