Në fshatin Zapod të Kukësit, ujëtrat e zeza janë kthyer në një problem serioz për banorët pasi prej dy muajsh qëndrojnë të hapura e në sipërfaqe duke krijuar një rrezik serioz për përhapjen e sëmundjeve.
Qytetarët akuzojnë administratën e bashkisë Kukës për mungesën e ndërhyrjes dhe mosrespektimin e detyrimeve, ndërsa administratori i emëruar, me vendbanim real në Kukës, nuk ka marrë masa për të adresuar problemet e komunitetit.
Banorët e Zapodit paralajmërojnë se situata ka arritur kulmin e papërballueshmërisë dhe kërkojnë veprime urgjente nga autoritetet për pastrimin e ujërave dhe sigurimin e kushteve minimale higjienike.
Denoncimi i qytetarit:
Kto janë ujerat e zeza në fshatin zapod të kukësit, mbi dy muaj e njejta situatë, rrezik per perhapje te semundjeve. Administrata fluturuese nuk po ndermer asnjë masë, administratori i emëruar me vendbanim real ne kukes nuk ka kohë te mirret me hallet e qytetarëve. Rroftë administrata fluturuese !
