Air Albania po përballet sërish me kritika të ashpra nga pasagjerët, pasi anulime të njëpasnjëshme dhe mungesa e informacionit po krijojnë kaos të vërtetë.
Një pasagjere që kishte planifikuar fluturimin Tiranë–Stamboll–SHBA përmes operimit të përbashkët me Turkish Airlines, rrëfen se mori një email nga Air Albania ku njoftohej se fluturimi Tirane–Stamboll ishte anuluar. Bileta ishte blerë tek Turkish Airlines, por kompania shqiptare ishte ajo që dha njoftimin e anulimit.
Kur kontaktoi Air Albania, i thanë të lidhej me Turkish Airlines, ndërsa Turkish Airlines mohoi çdo anulim. Pasagjerja thotë se ky është fluturimi i gjashtë i anuluar nga Air Albania vetëm këtë javë, duke e lënë atë dhe udhëtarë të tjerë pa informacion për udhëtimin e tyre. Zyrat e Air Albania rezultojnë të mbyllura, ndërsa call center-i operon vetëm për Turkish Airlines, por pa dhënë zgjidhje.
Dhjetëra pasagjerë që udhëtojnë drejt SHBA-së me transit në Stamboll mbeten të bllokuar dhe të pasigurt për fatin e fluturimeve të tyre. Sipas tyre, kompania ka kthyer në rutinë anulimet në moment të fundit, ndryshimet e orarit pa paralajmërim dhe mungesën e përgjegjësisë për kompensim, duke e bërë udhëtimin një përvojë stresuese dhe të pasigurt.
Pasagjerët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse për të garantuar sigurinë dhe të drejtën e udhëtarëve pasi kjo skemë po u shkakton shumë probleme e vonesa.
Denoncimi 1:
Pershendetje JOQ, Ju lutem publikojeni kete shqetesim, sepse po behet e tepert me Air Albania. Kam nje fluturim neser Tirane – Stamboll – Amerike, me Air Albania dhe Turkish Airlines (operim i perbashket). Sot me vjen email nga Air Albania qe fluturimi Tirane–Stamboll eshte i anulluar. Panik total, sepse kam lidhje nderkombetare. Bileta eshte leshuar nga Turkish Airlines. Njoftimi me vjen vetem nga Air Albania ne email per anullim. Pas lidhjes me Air Albania ne call center, me thone qe per ndryshime te lidhem me Turkish Airlines.
Lidhem disa here me Turkish Airlines per te konfirmuar anullimin, dhe sipas tyre nuk ka asnje anulim. Imagjinoni, kulmi i absurdit: dy kompani që operojne te njejtin itinerar japin dy informacione te kunderta. Nuk ka transparence, nuk ka pergjegjesi, asnje sqarim te qarte. Prej kohesh po degjojme dhe shohim problematika me Air Albania: anulime në moment të fundit, ndryshime orari pa paralajmerim, dhe mungese totale serioziteti. Kjo po u prish udhetimet dhe planet qindra shqiptareve çdo jave. Pervecse i anullojne, nuk kthejne asnje pagese mbrapsht dhe nuk mbajne asnje pergjegjesi per kompensim demi.
Ju lutem publikojeni, sepse eshte e turpshme qe qytetaret shqiptare te trajtohen keshtu ne 2025. Duhet te kete pergjegjesi dhe institucionet duhet te marrin masa. Nuk mund te rrezikohen udhetarst me keto “linja fantazëm” qe nuk japin asnje shpjegim dhe lene njerezit ne mes te rruges. Faleminderit!
Denoncimi 2:
Jemi shume persona qe presim nje informacion se cfar do te behet me fluturimin e ores 7 per ne stamboll, te gjith mbledhin supet dhe nuk japin ansje zgjidhje. Zyrat e air albanias jan te mbyllura dhe call center na thot flisni me Turkish meqenese biletat ja ber me ta. Jemi te gjith me destinacion USA me layover ne Stamboll. Te Informacioni me than qe kjo kompani nuk e ka per her te par anullimin por eshte i 6-ti fluturim brenda javes. A ka shtet ky vend? A di te mbroj nje her qytetaret e tij apo gjithmon do i ler pre e ketyre lloj kompanish qe din vetem te na viedhin e mos na japin as shpjegimin me te vogel
