Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu/ “Konflikti nisi në dhomat e zhveshjes, një futbollist i plagosur”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.12.2025, 10:25

Policia e Krujës ka bërë të ditur se tre pjesëtarë të klubit të Ilirisë së Fushë-Krujës futbollistët Adolf Selmani dhe Brajan Selmani, si dhe përfaqësuesi i klubit Jornels Selmani do të hetohen në gjendje të lirë, pas një konflikti të ndodhur në dhomat e zhveshjes para ndeshjes së planifikuar kundër Skënderbeut. Sipas informacioneve zyrtare, përplasja mes dy skuadrave ndodhi pak para fillimit të sfidës, e cila ishte programuar për të mërkurën në orën 13:30, por u shty për shkak të situatës së tensionuar.

Gjatë konfliktit, sipas policisë, ka mbetur i dëmtuar lehtë sulmuesi i Skënderbeut, Saleh Nasr. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Krujës kanë referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës, e cila do të vijojë procedurat e mëtejshme ligjore. Raporti zyrtar thekson se konfliktet fizike në dhomat e zhveshjes janë bërë shkak që FSHF të shtyjë zhvillimin e ndeshjes për të garantuar sigurinë e lojtarëve.

Pas anulimit të takimit, klubi i Ilirisë reagoi publikisht duke deklaruar se në stadium nuk ka pasur dhunë, por kjo deklaratë bie ndesh me versionin e policisë, e cila konfirmon se incidenti ka ndodhur dhe ka shkaktuar lëndime. Hetimet po vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e palëve të përfshira.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit