Rruga e sapo­inaguruar nga Arbana i Shijakut degradohet, çahet asfalti

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.12.2025, 10:02

Rruga e fshatit Likesh në Bashkinë Shijak është kthyer në shqetësimin kryesor të banorëve vetëm pak muaj pas përfundimit të punimeve. Një banor i zonës shkruan se segmenti u shtrua në gusht të këtij viti, por tashmë, në dhjetor, asfalti është çarë dhe ka nisur të degradojë, ndonëse konsiderohet një investim i ri. Banorët thonë se gjendja e rrugës tregon qartë se punimet nuk janë kryer me standardet e duhura.

Sipas tyre, cilësia e dobët e punimeve jo vetëm që po e vështirëson qarkullimin e përditshëm, por ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën si janë realizuar investimet publike. Banorët kërkojnë transparencë dhe hetojnë mbi cilësinë e materialeve të përdorura dhe mbi monitorimin e punës, duke theksuar se rruga nuk duhet të kishte dëmtime kaq të shpejta nëse do të ishte ndërtuar siç duhet.

Ata i bëjnë thirrje Bashkisë Shijak, të drejtuar nga kryetari Elton Arbana, të marrë masa urgjente për rikonstruksionin e segmentit dhe të sigurojë që fondet publike të shpenzohen me përgjegjësi. Banorët theksojnë se dëmtimi i rrugës brenda vetëm katër muajsh është tregues i qartë i problemeve me cilësinë e punimeve dhe kërkojnë që situata të mos lihet në heshtje, por të trajtohet me prioritet për mbarëvajtjen e komunitetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit