Pas shumë viteve punë, Egla Ceno ka lajmëruar shkarkimin nga puna nga teatri Skampa Elbasan.
Në një mesazh publik, ajo e përshkroi këtë eksperiencë si "të paharrueshme", duke falenderuar Teatrin “Skampa” për bashkëpunimin deri më tani.
Egla shprehu shqetësimin e saj për vendimin për të hequr pagën, pas pjesëmarrjes në shfaqjen “Babai” te Teatri Kombëtar Eksperimental, duke theksuar se ky veprim është bërë me një pretekst artistik. Ajo kritikoi dirigjencën për vendimmarrjen e saj, duke thënë: “Bravo. E goditët me stil të vërtetë të lartë ‘vendimmarrjen kreative’. Zoti qoftë me ju, keni dy muaj që më hiqni thjesht bebelinat e mamit” (550 lekë të vjetra rrogë).
Egla vazhdoi duke shprehur këmbënguljen e saj: “Vijoj përpara, më e fortë dhe më e qartë se kurrë për çfarë meritoj dhe çfarë nuk pranoj.” E dua pafundësisht Skampën dhe Elbasanin dhe jam vetëm mirënjohëse për dashurinë e publikut.
Kjo është një histori drejtorllëku, por unë “luftën” e kam me skenën, jo me drejtorllëkun. Prandaj, i mrekullueshmi Elbasan, të lutem prano dorëheqjen time. Ju kam në zemër.