Nevzat Spaho, dyshohet si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Mëhalla

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.12.2025, 08:30

Personi në foto është Nevzat Spahos, 29-vjeçari nga Përrenjasi, i cili u arrestua sot nga policia pasi dyshohet se është i përfshirë në ekzekutimin e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, më 30 nëntor. Autoritetet njoftuan se ndaj tij janë ngritur akuzat për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.

Sipas policisë, Spahos rezulton me precedentë penalë të mëparshëm, përfshirë tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje, shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie, si dhe vjedhje. Në vitin 2022 ai është dënuar nga Gjykata e Elbasanit, pasi dhunoi dhe kanosi me armë një person për t’i marrë 3 mijë euro.

Ngjarjet e mëhershme që e lidhin 29-vjeçarin me konflikte përfshijnë edhe një përleshje me thika në vitin 2016, ku u plagosën dy persona. Ndërkohë, grupi hetimor është ende duke punuar për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e vrasjes së Mondi Mëhallës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit