A do ta falin demokratët Salianjin për herë të tretë?

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04.12.2025, 00:00

Ervin Salianji, ish-deputeti i njohur për dënimin e tij për kallëzim të rremë në dosjen “Babale”, ka shpallur veten si lideri i “Gjeneratës së Re” në Partinë Demokratike, duke nisur foltoret nga Durrësi.

Në një lëvizje që synon të sfidojë hapur Sali Berishën, Salianji po mbledh pas vetes grupin e të pakënaqurve. Megjithatë, ironia e "ringritjes" së tij është e madhe.

Foltorja nuk përmendi emrin e Berishës, por mesazhi ishte i qartë: PD-së i duhet ndryshim. Salianji fajësoi opozitën për pafuqinë në nxjerrjen e votuesve: “Zgjedhjet e pjesshme lokale janë mesazh... ne nuk nxorëm më shumë se 2 500 [votues].

Kjo "gjeneratë e re" drejtohet nga një ish-deputet që ka një dënim në kurriz dhe i bashkohen pikërisht ata emra që u lanë jashtë listave të deputetëve nga grupi drejtues, si Ilir Alimehmeti. Kjo e shndërron lëvizjen më shumë në një Klub të Të Pakënaqurve që kërkojnë rikthim personal, sesa në një alternativë serioze reformuese.

​Ajo që e bën këtë lëvizje të dyshimtë është edhe momenti i saj i shfaqjes. A është ky vërtet fillimi i një revolucioni të brendshëm, apo një strategji e mirëkalkuluar për të devijuar vëmendjen e opinionit publik nga problemet reale të vendit?

​Partia Demokratike tashmë duhet të vendosë: A do të "falë" për herë të tretë Ervin Salianjin, duke i hapur rrugën një figure të dënuar nga drejtësia, apo do të qëndrojë e fortë përballë këtyre tentativave për të nxjerrë në pah krizën e brendshme, duke dëmtuar seriozitetin e opozitës?

​Kjo lëvizje tregon se PD-ja po lufton më shumë me fantazmat e së shkuarës së saj sesa me qeverinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit