“Zhurma të padurueshme nga kapsollat, po rrezikohen dhe kalimtarët”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.12.2025, 23:41

Një qytetare nga zona e Astirit i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një situatë shqetësuese që po përsëritet prej ditësh në lagjen ku jeton. Sipas saj, grupe adoleshentësh dhe fëmijësh mblidhen çdo ditë në park dhe hedhin kapsolla, duke krijuar zhurma të forta shpërthyese dhe duke rrezikuar njerëzit që kalojnë aty pranë.

Ajo kujton se përdorimi dhe shitja e fishekzjarreve dhe kapsollave është i ndaluar me ligj prej vitesh, por realiteti tregon se këto mjete shpërthyese vijojnë të qarkullojnë lirshëm.

Qytetarja ngre pikëpyetjen se ku po sigurohen këto kapsolla, ndërsa kërkon kontrolle më të rrepta në dyqane dhe pikat e shitjes, pasi zhurma e tyre është “si në arenë lufte”, duke krijuar frikë dhe pasiguri tek banorët.

Në videon e dërguar nga denoncuesja, dëgjohen shpërthimet e fuqishme të kapsollave.

Mesazhi i plotë i qytetares:

“Përshëndetje! Jam banor në një lagje në Astir. Prej ditësh djem të vegjël mblidhen te parku dhe hedhin kapsolla. Kanë mbi një orë që bëjnë këtë gjë. Përveç zhurmave që janë të padurueshme, ka edhe rrezikshmëri pasi është një rrugë ku kalojnë njerëz. I lutemi policisë të marrë masa për këta djem. Sepse kur vijnë të vendosin gjoba e bëjnë direkt, ndërsa masa për këto veprime shqetësuese nuk merren.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit