Dalin pamjet, momenti i ekzekutimit me dy plumba në kokë të biznesmenit Mëhalla

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.12.2025, 21:48

Një video e regjistruar nga kamerat e sigurisë tregon momentin e atentatit ndaj biznesmenit 43-vjeçar Edmond Mëhalla, i njohur si “Mondi”, i cili u vra të dielën në mbrëmje në Elbasan.

Në pamje shihet një person i armatosur, i maskuar dhe me kapuç, teksa i afrohet automjetit të viktimës dhe hap zjarr nga shumë afër. Sipas burimeve hetimore, autorët shfrytëzuan momentin kur Mëhalla sapo ishte futur në mjetin e tij “Range Rover”, në lagjen “Emin Matraxhiu”, rreth orës 20:35. Ai u qëllua me tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, çka i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Pasi u siguruan se objektivi kishte humbur jetën, autorët u larguan me një “Audi” të zi në drejtim të aksit Elbasan–Librazhd. Mjeti u gjet më pas i djegur në një fshat të zonës.

Gjatë hetimeve, policia arrestoi ish-ortakun e viktimës, Xhino Ago, si dhe 52-vjeçarin Kujtim Pisha, punonjës karburanti, të dy të dyshuar për “moskallëzim krimi”. Po ashtu janë shpallur në kërkim Marselo Arani, 32 vjeç, dhe Armando Kola, 35 vjeç.

Uniformat blu sekuestruan dokumente të shitblerjes së automjetit të djegur, tre celularë dhe dy pajisje DVR, të cilat po analizohen për prova të tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit