Për çfarë na duhet Evis Sala kur kjo pamje nga Onkologjiku ta bën mishin kokërr?

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 03.12.2025, 21:05

Kjo foto nuk vjen nga ndonjë vend i varfër i botës së tretë. Nuk është as ndonjë qendër shëndetësore e braktisur në periferi.

Kjo është pamja e Spitalit Onkologjik të Tiranës në vitin 2025.

Aty ku trajtohen pacientët më të brishtë, më të sëmurë dhe më të lodhur. Aty ku çdo minutë pritjeje është torturë. Aty ku qytetarët duhet të kishin shërbimin më të mirë, sepse luftojnë për jetën.

Por realiteti është ky: një nënë e moshuar, e rrëzuar nga lodhja, e shtrirë mbi disa karrige të mbledhura bashkë, ndërsa punonjëset e spitalit përpiqen t’i matin tensionin në mënyrën më improvizuar të mundshme. Rreth saj, të moshuar të tjerë presin të pafuqishëm, të ulur në karrige të rreshtuara si në një stacion autobusi, jo në një spital.

Asnjë barelë. Asnjë karrocë me rrota. Asnjë ambient ku pacientët që humbin ndjenjat të marrin ndihmën e duhur.

Vetëm karrige plastike dhe improvizim. Vetëm kaos dhe neglizhencë. Vetëm turp për një sistem që ka marrë miliarda në emër të “modernizimit”.

Postimi i gazetarit Osman Stafa e thotë troç: Pacientët torturohen me pritje, derisa trupi nuk mban më. E askush nuk mban përgjegjësi për këtë mjerim të institucionalizuar.

Fotoja flet vetë: një e moshuar e shtrirë në karrige, si një send i harruar, jo si një qenie njerëzore që ka nevojë për kujdes urgjent. Ndërkohë në Onkologjik, ku duhet të ketë pajisje të standardeve të larta, mungojnë gjërat më elementare gjërat që çdo spital normal i ka: një shtrat, një barelë, një karrocë, një vend ku pacientët të ndihen të sigurt.

Kjo nuk është thjesht papërgjegjësi. Kjo është dështim. Kjo është ç'njerëzim.

Sa kohë do të vazhdojë kështu? Sa pacientë të tjerë duhet të bien përtokë që dikush të reagojë? Sa nënave, baballarëve dhe të moshuarve do t’u nëpërkëmbet dinjiteti në spitale që funksionojnë vetëm në propagandë?

Onkologjiku i vitit 2025 është një akuzë e gjallë për një sistem shëndetësor të braktisur, ku qytetarët rrinë në radhë me orë, derisa bien, dhe trajtohen në karrige plastike sepse shteti nuk ka as një barelë t’u japë.

Turp. Turp institucional. Turp kombëtar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit