Goditet me thikë një 41-vjeçar në Durrës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.12.2025, 17:47

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës.

Raportohet se një 41-vjeçar (fillimisht u raportua se bëhej fjalë për një 21-vjeçar), i identifikuar si Haxhi Shehu, është goditur dy herë me thikë në zonën e Fllakës nga shtetasi Egzon Sinani. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga Policia. Shkaqet e sherrit mbeten të paqarta, ndërsa paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për motive banale.

Burime bëjnë me dije se i riu ndodhet në spital, ku i është nënshtruar trajtimit mjekësor. Fatmirësisht, ai është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, forcat e Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit