Një banor i kompleksit “Fratari” në zonën e Astirit, Tiranë, ka raportuar një situatë shqetësuese që prej dy muajsh po rrezikon seriozisht higjienën dhe shëndetin e banorëve.
Sipas tij , një tub i ujërave të zeza është çarë dhe prej muajsh shkarkon mbetjet direkte në parkimin e makinave të pallatit. Ai thekson se problemi është edhe më i rrezikshëm pasi pranë zonës së ndotur ndodhen depot me ujin e pijshëm, duke krijuar mundësi kontaminimi.
Banori tregon se situata është bërë e padurueshme për shkak të erës së rëndë që është përhapur jo vetëm në parkim, por edhe në katet e afërta të godinës.
Ai thotë se banorët janë ankuar si tek administratori i pallatit, ashtu edhe në bashki, por prej dy muajsh askush nuk ka ndërhyrë për të rregulluar defektin.
Denoncimi i qytetares:
"Pershendetje JOQ jam nje banor i kompleksit Fratari Astir kemi nje problem te gjithe si banore ku eshte care nje tube e ujrave te zeza e cila shkarkohet ne parkimin tone te makinave ku aty gjithashtu ndodhen edhe depot e ujit te pishem . Jemi ankuar tek administratori pallatit ne bashki asnje ska ardhur ta rregulloj po bejm 2 muaj ne kete gjendje ku eshte perhapur nje arom e pa durushme si posht ne parkimin e pallatit edhe ne katet e aferta ku ndodhet tubi i care . Ju lutem e publikoni se vetem ju na keni ngelur per tju kerkuar ndihem faleminderit"