“Taksat dhe gjobat duan t’i paguajmë, një polic për trafikun nuk e sjellin”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 03.12.2025, 15:28

Një qytetar i indinjuar ka dërguar shqetësimin e tij pranë redaksisë, duke denoncuar një problem të vazhdueshëm në trafikun pranë shkollës “Osman Myderizi”, ku, sipas tij, përgjegjësia bie te Policia.

Ai tregon se çdo mëngjes trafiku në këtë segment rrugor bëhet kilometrik, duke detyruar qytetarët të qëndrojnë të bllokuar për më shumë se 30 minuta. Situata, thotë qytetari, ka zgjatur për muaj me radhë dhe është bërë e padurueshme për banorët dhe për ata që kalojnë çdo ditë aty.

Qytetari kritikon drejtpërdrejt Policinë, duke shprehur habinë se ndërkohë që efektivët janë të zënë duke vendosur gjoba pa kriter, askush nuk kujdeset të drejtojë trafikun në mëngjes, gjë që mund të zgjidhte të gjithë kaosin. Ai thekson se mjafton vetëm një efektiv në vendin e duhur dhe trafiku do të rridhte lirshëm, duke shmangur stresin dhe humbjen e kohës për qytetarët.

Kjo situatë ngre pyetje serioze për prioritetet e Policisë dhe për mënyrën se si menaxhohet siguria dhe qarkullimi i përditshëm në kryeqytet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit