Anëtari ‘telendis’ Berishën: Promovoni deputetët humbës, rinia pa motivim

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.12.2025, 14:05

Gjatë foltores së kreut të Partisë Demokratike, njësia nr 9 Tiranë, anëtari i PD-së Erald Kalemaj ngriti kritika të forta ndaj funksionimit të deputetëve dhe strukturave të partisë. Ai theksoi se performanca e ulët e disa përfaqësuesve në Kuvend po dëmton motivimin e demokratëve në bazë dhe kërkoi që ata që nuk sjellin rezultate të zëvendësohen nga figura më aktive dhe të reja.

Kalemaj u ndal edhe te mungesa e takimeve me strukturat lokale, duke e cilësuar këtë si një nga arsyet kryesore të dobësimit të organizimit të brendshëm. Sipas tij, demokratët po humbasin kohë në çështje të izoluara, si përgatitja e kërkesave të veçanta, duke lënë pas dore punën me aktivistët dhe anëtarësinë, e cila ka nevojë për mbështetje dhe drejtim të qartë.

“Është shumë e thjeshtë të rrish me rrogën e deputetit në opozitë, por shumë e vështirë për ne demokratët e thjeshtë. Kur sheh se një person pa rezultate promovohet, motivimi i të rinjve bie”, tha Kalemaj.

Ai nënvizoi se PD ka nevojë urgjente për një hierarki funksionale dhe për një mekanizëm të fortë organizativ që të garantojë mbrojtjen e votës dhe përfaqësimin e qytetarëve.

Tre pikat kryesore që ai ngriti:

  1. Shkarkimi i deputetëve të paefektshëm.
  2. Aktivizimi i strukturave dhe takime të rregullta.
  3. Organizim i qartë dhe hierarki e strukturave për mbrojtjen e votës dhe përfaqësimin e qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit