Kini kujdes nga produktet ‘Barilla’, pas larvave lazanjat edhe me miza

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.12.2025, 14:05

Pak javë më parë, JOQ Albania publikoi denoncimin e një qytetareje për cilësinë e pastave "Barilla" pasi brenda një paketimi makaronash gjeti larva e insekte.

Qytetarja tregoi se të gjitha pakot e makaronave të markës “Barilla” ishin të prishura e me insektet pavarësisht se në ambalazh data e skadencës ishte shënuar 1 janar 2028.

Por ky 'problem' i 'Barillës' duket se nuk është vetëm me makaronat por edhe lloje të tjera pastash.

Një qytetare ka treguar se brenda pakove me lazanja ka gjetur dy herë miza. Sapo ka hapur pakon e parë ajo ka vënë re mizat në çdo fletë lazanje dhe e shqetësuar nga siguria ushqimore ajo ka blerë një tjetër paketim. Por sërish edhe në pakon tjetër ajo ka gjetur miza dhe pse data e skadencës është 17 mars 2027.

Me anë të një video-je, qytetarja ka treguar gjendjen e lazanjave duke paralajmëruar qytetarët që të kontrollojnë ushqimet para gatimit, pasi, sipas saj, situata është e rrezikshme dhe skandal i rëndë. Ajo ka kërkuar ndërhyrje nga institucionet përkatëse për të verifikuar këto skandale të vazhdueshme që kërkojnë trajtim urgjent për garantimin e sigurisë së konsumatorëve.

Denoncimi i qytetares:

"Pershendetje joq, doja te ndaja me ju nje shqetesim, eshte hera e dyte qe po mar makarona barilla dhe po me dalin me miza brenda! Daten si date te shkruar e kan ne rregull Por nuk eshte hera e pare qe na ndodh! Shkova e nderrova dhe perseri dhe lloj tjtr qe mora kishte m shm akomaaaaa"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit