Një qytetar, banor në rrugën e Turdive, Tiranë ka dërguar një denoncim në redaksi, duke treguar se infrastruktura në zonën e tij ka arritur nivele kaotike për shkak të reshjeve të ditëve të fundit.
Sipas qytetarit, rruga është bërë pothuajse e pa kalueshme, duke penguar banorët të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve. Ai kërkon ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse për të riparuar rrugën dhe për të garantuar qarkullimin normal në zonë.
Banorët e kësaj rruge shprehin shqetësim për mungesën e investimeve në mirëmbajtjen e rrugës dhe theksojnë se reshjet nxjerrin në pah cilësinë e dobët të punimeve që bashkia Tiranë kryen.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje ... ne rrugen e turdive ...situata eshte bere kaotike dhe ka pas permbytje .dhe ruga per te shkuar ne banese e pa kalushme