Bounsi i fundvitit për pensionistët: 10 mijë lekë s’mjaftojnë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 03.12.2025, 12:48

Prej datës 1 dhjetor ka nisur shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, siç ishte premtuar nga qeveria Rama. Sipas skemës zyrtare, të moshuarit që marrin pension nën 20 mijë lekë përfitojnë një bonus prej 15 mijë lekësh, ndërsa ata me pension mbi këtë shumë marrin 10 mijë lekë. Megjithëse qeveria e prezanton këtë si mbështetje sociale, realiteti i përditshëm i pensionistëve shqiptarë tregon se ky gjest është shumë larg të qenit ndihmë reale.

Shqipëria është prej vitesh ndër vendet me pensionet më të ulëta në rajon, dhe kjo gjendje ndihet në çdo aspekt të jetës së të moshuarve. Shpenzimet për ushqime, energji dhe sidomos ilaçe janë rritur ndjeshëm, ndërsa pensionet vazhdojnë të mbeten minimale. Në këtë kontekst, dhënia e 10 apo 15 mijë lekëve vetëm një herë në vit duket më shumë si një lëmoshë që synon të krijojë përshtypjen e kujdesit, sesa si një politikë e menduar për të zbutur varfërinë.

Ky bonus qesharak nuk mjafton as për të mbuluar një pjesë të vogël të nevojave bazë të pensionistëve, të cilët shpesh detyrohen të zgjedhin mes ilaçeve dhe ushqimit. Pensionistët nuk kanë nevojë për premtime sezonale, por për siguri ekonomike të vërtetë. Pa një vizion afatgjatë dhe pa investim serioz në mirëqenien e brezit të tretë, çdo bonus i tillë do të vazhdojë të duket si një tentativë propagandistike, e cila nuk prek aspak realitetin e hidhur të jetesës së tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit