Sherr mes disa personave në Fushë Milot, 30-vjeçari përfundon në spital

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.12.2025, 12:56

Një konflikt fizik ka ndodhur mes disa personave në Fushë Milot. Sipas policisë dy shtetas të moshës 29 dhe 30 vjeç kanë dhunuar një 30-vjeçar. Sherri mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta. 30-vjeçari pasi ka marrë trajtim mjekësor është larguar në banesë. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. B., 29 vjeç, banues në fshatin Fushë Milot, dhe N. N., 30 vjeç, banues në fshatin Rubik, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, shtetasin M. K., 30 vjeç, i cili, pasi mori asistencë mjekësore, u largua në banesë”, thuhet në njoftimin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit