Aksident te “Ura e Vashës” në rrugën e “Arbrit”, një makinë përplaset me furgonin

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.12.2025, 12:25

Një aksident është regjistruar në Rrugën e Arbrit, mbi “Urën e Vashës”, në hyrje të tunelit nr. 6, ku një automjet është përplasur me një furgon.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa policia është nisur drejt vendngjarjes për të kryer verifikimet e para.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti udhëtonte në drejtim të Tiranës, ndërsa furgoni po lëvizte drejt Dibrës. Grupi hetimor pritet të përcaktojë shkaqet e këtij aksidenti.

Klos/ Informacion paraprak

Rreth orës 12:10, në vendin e quajtur "Ura e Vashës", është përplasur automjeti tip "furgon" që transporton mallra, me drejtues shtetasin M.M., me automjetin tip "Golf", me drejtues shtetasin V.P.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve, janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit