U dhunua me shkopa bejsbolli për një vajzë, 35-vjeçari: Nuk i njoh, ishin me maskë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 03.12.2025, 11:52

Policia e Lezhës ka identifikuar autorin e dyshuar të dhunës ndaj 35-vjeçarit Petrit Paloka, ngjarje e ndodhur një natë më parë në Rrilë. Burimet bëjnë me dije se emri i tij nuk bëhet ende publik, pasi hetimet janë në zhvillim.

Efektivët kanë sekuestruar dhe analizuar pamjet e kamerave të sigurisë së disa bizneseve, me qëllim gjurmimin e lëvizjeve të automjetit me të cilin dyshohet se qarkullonte autori dhe krahasimin e tyre me pamjet e marra pranë vendit të ngjarjes.

Sipas të dhënave, Petrit Paloka është nxjerrë me forcë nga automjeti dhe më pas është goditur me shkop bejsbolli, duke marrë dëmtime të rënda. Para policisë, ai ka deklaruar se nuk ka arritur t’i identifikojë autorët. “Nuk kam njohur personat që më dhunuan, pasi ishin të maskuar”, është shprehur i riu.

Ndërkohë, policia ka kryer kontrolle në disa banesa, por ende nuk dihet nëse është rënë në gjurmët e plotë të autorëve. Paloka ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit