Ndërron jetë ish-Nunci Apostolik në Shqipëri, Luigi Bonazzi

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.12.2025, 11:25

Ish-Nunci Apostolik në Shqipëri, Luigi Bonazzi, ka ndërruar jetë ditën e sotme. Lajmi është bërë publik nga Arqidioqeza Metropolitane Shkodër-Pult, e cila njoftoi komunitetin për humbjen e 76-vjeçarit, pa bërë të ditura shkaqet e vdekjes.

Në postimin e saj, Arqidioqeza shprehu dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të Imzot Bonazzit, duke e përshkruar atë si një bari të urtë dhe një shërbëtor të palodhur të Selisë së Shenjtë. Ajo theksoi përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm gjatë viteve të shërbimit në Shqipëri.

Gjatë detyrës së tij si Nunci Apostolik, Luigi Bonazzi kontribuoi në forcimin e marrëdhënieve mes Kishës Katolike dhe popullit shqiptar, duke lënë pas një dëshmi të gjallë të dashurisë dhe shërbesës së tij. Kujtimi i tij do të mbetet i nderuar në komunitetin kishtar dhe më gjerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit