Një qytetare nga Durrësi i është drejtuar redaksisë tonë për të rrëfyer një situatë të papritur shëndetësore që ka përjetuar mbrëmjen e kaluar.
Ajo ka treguar se rreth orës 01:00, kur ndërsa po punonte në laptop vuri re se gishti i ishte fryrë dhe unaza e floririt po i ngushtohej shumë. Duke qenë se gishti sa vinte e fryhej dhe ankthi shtohej, qytetarja u paraqit me urgjencë në Spitalin e Durrësit, ku mori ndihmën e menjëhershme të stafit mjekësor.
Qytetarja shprehu publikisht mirënjohjen e saj për dy infermierët që e trajtuan me profesionalizëm dhe kujdes: Zelando Luli dhe Xhesi. Ajo tregon se vuajtja nga ankthi e bëri situatën edhe më stresuese, por falë qetësisë dhe durimit të infermierëve, procesi u menaxhua me delikatesë dhe pa dhimbje.
Mesazhi i qytetares:
Mbrëmë, rreth orës 01:00 të natës, u paraqita në Urgjencën e Durrësit pasi gishti më ishte fryrë dhe unaza e floririt ishte ngushtuar shumë. Dua të falënderoj publikisht dy infermierët që më ndihmuan me shumë kujdes dhe profesionalizëm: Zelando Luli dhe Xhesi. Duke qenë se vuaj nga ankthi, situata ishte e vështirë për mua, por ata u treguan jashtëzakonisht të qetë, të duruar dhe shumë njerëzorë. Më trajtuan me kujdes, më qetësuan gjatë gjithë procesit dhe punuan me përkushtim për të më larguar unazën pa më shkaktuar dhimbje. Faleminderit nga zemra për humanizmin, profesionalizmin dhe për mënyrën si i shërbeni pacientëve! Respekt për ju! Nuk e di me erdhi krejt papritur ndersa po punoja na laptop nje detyre
Më ka lënë mbresa të jashtëzakonshme infermieri fillimisht,i cili me një kulturë të jashtëzakonshme përkujdesej për të mbajtur në kontroll gjendjen time emocionale Tentoi shumë alternativa si me :fije, rrotullime të kundesshme,por ishte e pamundur. Më pas mori këtë pajisjen sterile dhe e ka kryer procesin me shuuuumë durim e profesionalizem derisa atë unazë të trashë e këputi avash-avash pa më dëmtuar.Madje bashkë me infermiren Xhesin më thonin:nëse të dhemb më thuaj të ndaloj. Duart e veta iu bënë copë të shkretit se duhej shumë forcë I jam thellësisht mirënjohëse ! Ndaj doja t’i falënderoja publikisht Mirënjohje për urgjencën e Durrësit