Ambasada e SHBA-së, pas moscertifikimit të Listës Serbe: Përpjekje përçarëse e LVV-së

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.12.2025, 10:28

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka dënuar moscertifikimin e Listës Serbe, për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Duke e fajësuar LVV-në për bllokim të certifikimit, Ambasada amerikane thotë se këto përpjekje janë “dritëshkurtra dhe përçarëse”, shkruan IndeksOnline.

“Përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë dritëshkurtra dhe përçarëse. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprime të tilla dëmtojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, duke përfshirë rifillimin e dialogut tonë strategjik për të çuar përpara mundësitë për bizneset amerikane dhe të Kosovës”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Gjatë ditës së djeshme, në KQZ u mbajt mbledhja për shqyrtimin dhe certifikimin e partive garuese në zgjedhjet për kuvend.

LVV-ja ishte ajo që votoi kundër certifikimit të Listës Serbe, teksa pesë parti të tjera abstenuan.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit