Elisabeta Dosti vjedh pasuritë e kompanisë ku punonte dhe i kalon tek kompania e saj

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.12.2025, 10:04

Prokuroria e Tiranës ka zbuluar një skemë të dyshuar për përvetësim të paligjshëm të pasurive të kompanisë “Prodhim Veshje nr.02”. Përfaqësuesja ligjore, Elisabeta Dosti, dyshohet se ka falsifikuar dokumente për t’i kaluar të gjitha pronat tek kompania që ajo vetë kontrollonte, “Empire Investment Solution (EIS)”. Përmes këtij veprimi, prona janë dhënë me qira, shitur ose përdorur në kontrata ndërtimi, duke përfituar mbi 1 milion euro në dëm të aksionerëve të tjerë.

Hetimet tregojnë se Dosti ka përdorur dokumente të falsifikuara dhe akte të tjera të paligjshme për të fshehur origjinën e pasurive. Pronat e përfituara në mënyrë të jashtëligjshme përfshijnë toka dhe ndërtesa të cilat janë dhënë për ndërtim objektesh multifunksionale, duke sjellë fitime milionëshe për kompaninë e saj dhe duke lënë jashtë përfitimit aksionerët e tjerë, shumica pensionistë dhe ish-punonjës të ndërmarrjes së mëparshme shtetërore.

Pas këtyre zbulimeve, gjykata ka vendosur masën e arrestit në shtëpi për Elisabeta Dosti, e akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe pastrim të parave nga vepra penale. Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar vlerën e dëmit dhe për të identifikuar çdo tjetër person të përfshirë në këtë skemë, ndërkohë që aksionerët minoritarë presin drejtësi për humbjet e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit