Arrestohet në Prrenjas autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.12.2025, 09:31

Policia ka arrestuar në Prrenjas 33-vjeçarin Nevzat Spaho, i dyshuar si ekzekutori me armë në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, një ngjarje që tronditi opinionin publik pak ditë më parë. Spaho rezulton person me precedentë penalë dhe, sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ka qenë pjesa kryesore ekzekutuese e atentatit.

Burime nga grupi hetimor thonë se arrestimi është rezultat i një operacioni të shpejtë, pas disa orësh ndjekjeje dhe verifikimesh të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit. Hetuesit po analizojnë provat e grumbulluara për të zbardhur mënyrën e organizimit të krimit dhe lidhjet mes të dyshuarve.

Kapja e Spahos pritet të ndihmojë në qartësimin e motivit të vrasjes, ndërsa policia vijon kontrollet dhe punën operative për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që dyshohet se kanë bashkëpunuar në ekzekutim. Hetimet mbeten aktive dhe priten zhvillime të tjera në ditët në vijim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit