Shqiptarët gjithë ditën në internet, por jo për blerje

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.12.2025, 08:30

Shqiptarët vijojnë të përdorin internetin gjerësisht çdo ditë, por kjo nuk shoqërohet me përdorim të lartë të shërbimeve online si blerjet apo bankingun digjital. Edhe pse 83% e qytetarëve përdorin internetin çdo ditë, Shqipëria renditet e fundit në Europë për porositë online, me vetëm 16.3% të popullsisë 16–74 vjeç që kanë blerë produkte apo shërbime në internet gjatë vitit 2024. Kjo shifër bie në kontrast me nivelet më të larta të BE-së, ku rajoni holandez i Utrecht arrin deri në 91.5%.

Tendencë e ngjashme vërehet edhe në bankingun online. Ndërsa mesatarja e BE-së arrin 67.2%, në Shqipëri vetëm 15.1% e popullsisë e ka përdorur internetin për shërbime bankare, duke e renditur vendin poshtë edhe rajoneve më të dobëta të Bullgarisë, Rumanisë apo Italisë jugore. Në shumë vende europiane, bankingut digjital i është hapur rruga për shkak të tkurrjes së degëve fizike, rritjes së pagesave elektronike dhe komoditetit që ofron teknologjia.

Ekspertët theksojnë se nivel i ulët i aftësive digjitale, preferenca për pagesa me para në dorë, struktura demografike më e moshuar dhe prania e madhe e zonave rurale ndikojnë në këto statistika. Ndërsa Europa po ecën me ritme të shpejta drejt shërbimeve online, Shqipëria vazhdon të përballet me pengesa që e mbajnë shumë poshtë mesatares europiane në adoptimin e tregtisë elektronike dhe bankingut digjital.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit