Autobusët e “Trafikut Urban” rinisin qarkullimin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.12.2025, 08:41

Pas nëntë ditësh grevë dhe protesta përpara Komunës së Prishtinës dhe Qeverisë, autobusët e “Trafikut Urban” janë vënë në shërbim të qytetarëve.

Në një komunikim zyrtar të bërë dje, “Trafiku Urban” njoftoi se janë paguar faturat nga ana e Komunës, pas alokimit të mjeteve financiare.

“Gjatë ditëve të fundit, ndërprerja e transportit ka qenë e pashmangshme për shkak të pamundësisë financiare të krijuar nga mospagesa e detyrimeve të Komunës ndaj ndërmarrjes.

Shprehim keqardhje të sinqertë për vështirësitë me të cilat qytetarët janë detyruar të përballen gjatë këtyre ditëve pa shërbimin e transportit publik dhe i falënderojmë për mirëkuptimin e treguar” deklaroi dje kjo ndërmarrje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit