Po lufton me tumorin agresiv, 32-vjeçari ka nevojë urgjente për ndihmën e shqiptarëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.12.2025, 22:49

Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania për 32-vjeçarin Margen Zoto, i cili, sipas familjarëve, po përballet me një gjendje të rëndë shëndetësore. Ata thonë se pas shtrimit në spital dhe kryerjes së një sërë ekzaminimesh të specializuara, biopsia dhe epikriza spitalore kanë konfirmuar një tumor malinj agresiv, në stad të avancuar, që kërkon trajtim urgjent onkologjik dhe cikle të shumta kimioterapie.

Sipas familjarëve, Margeni ka nisur trajtimin në spitalin “Agios Savvas” në Athinë, por rruga drejt përmirësimit pritet të jetë e gjatë dhe e vështirë. Ata shprehen se beteja mund të zgjasë muaj, ndoshta edhe vite, ndërsa kostot e trajtimit janë shumë të larta.

Për shkak të kufizimeve burokratike, familjarët sqarojnë se platforma GoFundMe nuk funksionon për Shqipërinë, ndaj çdo person që dëshiron të kontribuojë mund të përdorë llogarinë personale të Margenit në Wise:

Emri: MARGEN ZOTO IBAN: BE65 9057 6589 1896 SWIFT/BIC: TRWIBEB1XXX

Familjarët falënderojnë çdo qytetar për solidaritetin dhe ndihmën, duke theksuar se çdo kontribut, sado i vogël, është një hap i rëndësishëm në këtë betejë të vështirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit