Tortura e shqiptarëve në autobus në vitin 2025

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02.12.2025, 21:34

Një qytetar ka dërguar një video-denoncim nga Babrru-ja, ku duket qartë autobusi që lidh Tiranën me Paskuqanin i mbushur plot me pasagjerë, deri në pikën që nuk ka ku të lëvizësh.

Në mesazhin e shoqërues të videos, qytetari shprehet i revoltuar: "Shikojeni autobusin Tiranë–Paskuqan. Edi Rama, 50 lekë bileta, torturë. Kjo është bërë në Babrru duke ikur për në Tiranë. Unë jetoj në Gjermani, erdha për pushime. Familja ime jeton në Babrru dhe sa herë vij në Shqipëri është një tmerr i vërtetë."

Video e publikuar nga qytetari tregon situatën e rënduar në transportin publik, ku pasagjerët detyrohen të udhëtojnë të ngjeshur, duke shfaqur problematikën e mungesës së autobusëve dhe të organizimit të linjave urbane.

Denoncimi thekson jo vetëm çmimin e lartë të biletave për standardet aktuale, por edhe kushtet e papërshtatshme të transportit që prekin çdo ditë banorët e zonave periferike të Tiranës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit