Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur dy denoncime nga familjarë të cilët kërkojnë ndihmën e qytetarëve për gjetjen e dy personave të zhdukur nga zona e Elbasanit. Të dy personat vuajnë nga probleme të shëndetit mendor dhe rrezikojnë të jenë krejtësisht të pambrojtur.
Rasti 1 – Humbet Isa Kllogjri, 62-vjeç
Sipas denoncimit, 62-vjeçari Isa Kllogjri, i cili vuan nga skizofrenia, rezulton i zhdukur prej 9 ditësh. Ai është parë për herë të fundit më 26 nëntor, në zonën e Gramshit.
Në momentin e largimit, ai kishte veshur një xhup të zi, këmishë të bardhë dhe këpucë të zeza. Familja ka bërë denoncim në polici, por deri tani nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.
Kushdo që ka një të dhënë, mund të kontaktojë në numrin 067 568 2223.
Rasti 2 – Zhduket Dallandyshe Meta, 50 vjeçe
Familjarët kanë raportuar zhdukjen e 50-vjeçares Dallandyshe Meta, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ajo është larguar mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:00, dhe prej asaj kohe nuk ka asnjë informacion për të.
Sipas familjarëve, ajo mund të jetë parë në zonën e Rrasës ose në bashkinë Belsh. Kërkimet po vazhdojnë nga familja dhe administrata lokale.
Për çdo informacion, qytetarët mund të telefonojnë në numrin +355 69 573 0776.