Tentuan t’i iknin policisë gjermane, aksidentohen tre shqiptarë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02.12.2025, 21:06

Tre shtetas shqiptarë u përfshinë në një aksident të rëndë mbrëmjen e sotme në qytetin Olsberg të Gjermanisë, ndërsa sipas mediave të huaja, ata kishin tentuar të shmangnin kontrollin e policisë.

Automjeti me të cilin udhëtonin është përplasur me një dyqan fustanesh nusërie pas humbjes së kontrollit, për shkak të shpejtësisë së madhe. Si pasojë, të tre udhëtarët mbetën të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë.

Identiteti i të aksidentuarve është bërë i ditur: bëhet fjalë për Artur Ndreca nga Rrësheni dhe Platin Beti nga Peqini. Ata janë transportuar menjëherë në spital, ku po marrin trajtim për plagët e shumta.

Rrethanat e sakta të tentativës për t’i shpëtuar policisë dhe aksidenti mbeten nën hetim nga autoritetet gjermane.

Autoritetet po analizojnë gjithashtu shpejtësinë dhe mënyrën e ngarjes, ndërsa po kryhet hetim për çdo element të mundshëm të rrezikshëm në ngjarje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit