Shkodër/ Përfshihet nga flakët ngrohësja me gaz në një lokal në Pedonale

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.12.2025, 19:50

Një incident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Pedonalen e Shkodrës, ku një ngrohëse gazi e vendosur në ambientet e jashtme të një lokali ka marrë flakë. Në videon e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, shihet momenti kur pajisja përfshihet nga flakët, duke shkaktuar panik tek klientët, të cilët janë menjëherë nga ambienti.

Forcat zjarrfikëse mbërritën në kohë dhe arritën të shuanin flakët, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Këto lloj pajisjesh, të njohura si ngrohëse gazi dhe të përdorura gjerësisht në ambiente të jashtme të lokaleve, mund të paraqesin rrezik nëse nuk mirëmbahen siç duhet ose nëse ka rrjedhje gazi. Ekspertët këshillojnë bizneset që t’i kontrollojnë rregullisht, të sigurohen për qëndrueshmërinë e tyre dhe të shmangin vendosjen pranë materialeve të ndezshme, pasi çdo defekt i vogël mund të kthehet në një incident serioz.

Autoritetet pritet të verifikojnë shkakun e zjarrit, ndërsa dyshohet se ngrohësja ka pësuar defekt gjatë përdorimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit