Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Maliq–Lozhan, në Korçë, ku humbi jetën një këmbësor 67-vjeçar. Sipas të dhënave zyrtare, këmbësori u përplas për vdekje nga një automjet që drejtohej nga një punonjës policie.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10, kur drejtuesi i mjetit, shtetasi D. Q., ka përplasur 67-vjeçarin B. H., i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor dhe AMP ndodhen në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.