Zjarrfikësi hero shpëton macen e ngecur mbi pemë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 02.12.2025, 18:36

Një ngjarje që të ngroh zemrën është rregjistruar ditën e sotme në Dimal, pasi një zjarrfikës u shndërrua në hero të vërtetë duke shpëtuar një mace të vogël që kishte ngecur në majë të një peme për tre ditë.

Banorët e lagjes kishin dëgjuar të qarat e maces për disa ditë me radhë, por duke e pasur të pamundur ta shpëtojnë kanë kontaktuar menjëherë shërbimin zjarrfikës. Pas thirrjeve të përsëritura, një ekip zjarrfikësish mbërriti në vendngjarje, dhe ndër ta ishte edhe zjarrfikësi që tashmë mund të konsiderohet heroi i ditës.

Me qetësi, profesionalizëm dhe kujdes të madh, ai u ngjit në majën e pemës, për të shpëtuar kafshën e vogël. Pas disa përpjekjesh të kujdesshme, macja u mor në krahë dhe u soll e sigurt poshtë, duke marrë duartrokitjet dhe duart e ngrohta të banorëve të pranishëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit