“Të gjithë të barabartë para ligjit”, polici me motor gjobitet pas publikimit në JOQ

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 02.12.2025, 17:26

Ditën e djeshme, redaksia e JOQ Albania publikoi shqetësimin e një qytetari lidhur me barazinë para ligjit dhe trajtimin e shkeljeve rrugore nga ana e efektivëve të policisë. Qytetari denoncoi një punonjës të policisë rrugore, i cili sipas tij kishte kryer disa shkelje të rënda gjatë drejtimit të motomjetit personal.

Në denoncimin e tij, qytetari ngriti pyetjen e drejtëpërdrejtë: “A do të gjobitet edhe ky polic ‘VIP’ njësoj si unë për të njëjtat shkelje?” Ky reagim i fortë erdhi si pasojë e bindjes se shpeshherë efektivët e rendit shmangin ndëshkimet që u aplikohen qytetarëve të zakonshëm.

Pas publikimit të rastit në JOQ Albania, autoritetet policore kanë reaguar duke marrë masa disiplinore. Mësohet se efektivi i policisë rrugore është gjobitur me 400 mijë lekë po aq sa dhe qytetari për shkeljet e konstatuara gjatë drejtimit të motomjetit të tij.

Në një mesazh për redaksinë tonë ai shprehet:

Përshëndetje JOQ. Ashtu sikurse ju komentova që në momentin që do gjobitem për shkeljen e kryer do tregohesha shumë transparent, po ju nis masën e gjobës përkatëse për shkeljen e kryer. Të gjithë të barabartë para ligjit e ligji i barabartë për të gjithë! Uroj që ky rasti im të bëhet shembull reflektimi për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe të motomjeteve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit