IKMT shkon te ‘Secret Garden’ i Shefki Karamuçës, mikut të Edi Ramës, pas ndërtimit të 7 vilave pa leje

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 02.12.2025, 16:36

Sot, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), së bashku me IMT-në e bashkisë Tiranë dhe efektivë të Ministrisë së Brendshme, zhvilluan një aksion në kompleksin rezidencial luksoz “Secret Garden” në Lundër të Tiranës. Objekt i kontrollit ishte ndërtimi i vilave pa leje nga ndërtuesi i kompleksit, Shefki Karamuça, ish-kryetar i bashkisë Vorë dhe aktualisht biznesmen i suksesshëm i lidhur me kryeministrin.

Hetimet e nisura nga Prokuroria e Tiranës në 2023 zbuluan se të paktën shtatë vila të reja në zonën e Mulletit ishin ndërtuar pa leje, duke përdorur një skemë të kamufluar: porositësit kishin angazhuar arkitektët Armand Prelezi dhe Klevis Bregu për të dorëzuar dokumente të falsifikuara, duke pretenduar se banesat po rikonstruktoheshin pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Vila të njëjta në volum, kate dhe pamje u ndërtuan për të imituar kompleksin “Secret Garden”, duke fshehur kështu paligjshmërinë.

Prokuroria ka hapur tashmë një dosje për të hetuar rolin e inspektorëve të IMT-së dhe strukturave të tyre drejtuese, ndërsa dyshimet për një bashkëpunim të mundshëm mes Karamuçës dhe ndërtuesve të vilave mbeten të hapura. Siç theksojnë ekspertët, ndërtimi i godinave identike nuk mund të realizohet thjesht me “fotokopje”: kërkohet projekt i përbashkët strukturor dhe arkitektonik.

Sipas gazetarit Qyno, projektet e vilave të paligjshme, si rregull, kanë qenë vetëm në dispozicion të shoqërisë “G & P” të Shefki Muçës. Pra, dyshimi i parë që krijohet është që “ndërtuesit e paligjshëm” kanë siguruar projektet e “Secret Garden” për të ndërtuar vilat e tyre pa leje e për t’i “kamufluar” për të mos u dalluar nga ndërtesat e tjera të rezidencës private

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit