Prindërit zbuluan se pinte cigare, 15-vjeçari konsumoi fostoksinë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 02.12.2025, 16:11

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit, ku një 15-vjeçar ka ndërruar jetë pas vetëhelmit me fostoksinë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, i mituri u paraqit në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes, ai u transportua me urgjencë drejt Tiranës, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të QSUT, nuk arriti të mbijetojë.

Për arsye etike, JOQ Albania nuk ka bërë publik identitetin e të miturit, i cili studionte në një shkollë profesionale të qytetit.

Burime pranë redaksisë nënvizojnë se dyshohet shkaku i aktit fatal ka qenë zbulimi nga prindërit se 15-vjeçari konsumonte cigare dhe lëndë narkotike. I ndjerë i turpëruar dhe i dëshpëruar, ai ka vendosur të marrë këtë hap tragjik i cili fatkeqsisht ka rezultuar fatal.

Mesazhi i qytetarit:

E kanë gjetur të shtëpisë duke konsumuar cigare dhe lëndë narkotike, dhe nga stresi që kishte konsumoi fostoksinë. Anonim nëse e publikoni!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit